ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 1 hour ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 8 hours ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 8 hours ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 8 hours ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

SHBA: Veprimet e pa bashkërenduara në veri të Kosovës mund të krijojnë pasoja negative në marrëdhëniet dypalëshe

albnews by albnews
23 February, 2025
in Kosova
0
Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare ​“L’albanese d’Italia”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shprehu të dielën shqetësimin për siç tha mbylljen e papritur dhe të pabashkërenduar të zyreve për Punë Sociale të Serbisë në veri të Kosovës, një veprim që siç u tha mund të dëmtoj marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, ambasada amerikane tha se “këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”.

RelatedPosts

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Aleati i Kurtit flet “për një formë Asociacioni”: Të përfshijmë Listën Serbe

Reagimi i ambasadës pasoi operacionin e së premtes të policisë së Kosovës e cila mbylli katër degë të Qendrës për Punë Sociale të Serbisë që vepronin në veri të vendit, nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe ndikim të votuesve në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Policia tha se aksioni pasoi arrestimin e katër zyrtarëve të kësaj qendre në Zubin Potok me 8 shkurt, nën dyshimin për veprën “cenim i vullnetit të votuesve”.

Sipas policisë zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, dyshohet se nëpërmjet kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar qytetarët se si të votojnë, duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike”.

Aksioni i policisë nxiti reagimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, të cilët e vlerësuan atë përshkallëzues ndërsa kërkuan reagim ndërkombëtar për të dënuar siç u tha “këto lëvizje që rrezikojnë jetën e mijëra përdoruesve të përfitimeve sociale”.

Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi fitoi shumicën e votave të serbëve në zgjedhjet parlamentare të mbajtura gati dy javë më parë në Kosovë. Kjo listë po synon të mbajë 10 vendet e rezervuara për komunitetin serb në parlamentin e Kosovës.

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në raportin vlerësues për procesin e zgjedhjeve tha se shumë bashkëbisedues raportuan për trysni nga anëtarët e Listës Serbe ndaj votuesve dhe se kishte ndërhyrje të hapur dhe të përsëritur nga Serbia.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit shënuan edhe rikthimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në proceset zgjedhore në Kosovë pas bojkotimit të disa proceseve të kaluara si zgjedhjet e fundit lokale./ VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result