SHBA vlerëson se Rusia ka humbur nga 20 deri në 30 për qind të ushtarëve dhe mjetet e blinduara të dërguara në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjenerali amerikan Mark Milley, ka dhënë një pasqyrë të qartë rreth luftës në Ukrainë. Ai ka zbuluar detaje bazuar nga informacionet e mbledhura nga inteligjenca amerikane.

Derisa ministrat Mbrojtjes të vendeve perëndimore janë mbledhur për të diskutuar për konfliktin, Milley tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar se 100 nga 200 ushtarë ukrainas vriten çdo ditë.

Megjithatë ka refuzuar të jep detaje tjera për arsye të sigurisë. Milley theksoi se Rusia ka humbur shumë ushtarë dhe mjete të blinduara – që besohet të shkojnë nga 20 deri në 30 për qind të forcave që i ka dërguar në Ukrainë.

Ndryshe Ukraina po vazhdon me tërë kapacitetet të mbrohet nga forcat pushtuese ruse – madje presidenti Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje vendeve të perëndimit që t’i dërgojnë sa më shumë armë të rënda.

Share This Article