• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
SHBA, zgjedhje paraprake në 16 shtete

SHBA, zgjedhje paraprake në 16 shtete

by albnews
6 March, 2024
in Bota
0
38
VIEWS

Zgjedhjet e Super të Martës po mbahen në 16 shtete dhe një territor, nga Alaska në Kaliforni deri në Vermont dhe Virxhinia. 1/3-ta e delegatëve të partive zgjidhen për votim nga miliona amerikanë. Janë delegatët që vendosin për kandidatin presidencial, i cili në zgjedhjet e 5 nëntorit do të garojë në emër të Partisë Republikane apo Demokrate.

Në qendër të zgjedhjeve paraprake janë Presidenti demokrat Joe Biden dhe ish Presidenti republikan Donald Trump. Të dy, deri më tani, i kanë zmbrapsur me lehtësi sfiduesit në votimet paraprake dhe udhëheqin garën brenda partive, pavarësisht se anketimet tregojnë se votuesit nuk duan të shohin në 5 nëntor një përsëritje të garës së 2020.

Një anketim i fundit i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Pres dhe Qendra NORC për Hulumtimin e Çështjeve Publike tregon se as zoti Biden dhe as zoti Trump nuk kanë mprehtësinë e nevojshme mendore për të mbajtur sërish detyrën e Presidentit.

Ditët e fundit para Super të Martës dëshmuan se sa ndryshe është fushata presidenciale e këtij vitit. Në vend që të bënin tubime në shtetet ku do të mbaheshin votimet paraprake, zoti Biden dhe zoti Trump zhvilluan në të njëjtën kohë, të ndarë, takime përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, secili duke kërkuar epërsi në debatin për emigracionin, që është bërë një nga temat kryesore të fushatës zgjedhore.

Një ditë pasi Gjykata e Lartë vendosi 9-0 që emri i zotit Trump të ishte në fletët e voimit, pas përpjekjeve për ta penguar atë që të zgjidhej për shkak të rolit në trazirat e 6 janarit, zoti Trump vuri në dukje se 91 akuzat penale ndaj tij janë dëshmi e përdorimit të sistemit të drejtësisisë nga ana e zotit Biden.

“Bëje vetë këtë betejë. Mos përdor hetuesit dhe gjykatësit kundër rivalit tënd”, tha zoti Trump.

Presidenti Biden pritet të mbajë të enjten fjalimin kryesor mbi gjendjen e vendit. “President pritet të përqëndrohet tek politikat kryesore, hapja e një numri rekord i vendeve të reja të punës, rritja e pagave, forcimi i ekonomisë, ekonomia më e fortë në botë, ulja e kostove të energjisë dhe ilaçeve me recetë”, tha përmes një deklarate drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Ben LaBolt.

Ish Presidenti Donald Trump ka vetëm një kundërshtare brenda partisë, ish ambasadoren në Kombet e Bashkuara gjatë administratës së tij, Niki Haley, e cila është zgjedhur dy herë guvernatore në shtetin e saj të lindjes, Karolinën e Jugut.

Deri më tani, ajo ka humbur në zgjedhjet paraprake ndaj zotit Trump, me përjashtim të fitores në Uashington, gjatë fundjavës.

Ajo vazhdon të sigurojë mbështetje të fortë nga donatorët.

“Mund të zgjedhim një kandidat për president më të mirë se dy 80-vjeçarë”, tha ajo të hënën gjatë një takimi në qytetin Hjuston në shtetin e Teksasit.

Megjithëse ka mbizotëruar votimet paraprake në mesin e republikanëve, fitoret e zotit Trump kanë treguar dobësi tek disa grupe votuesish, veçanërsht në qytete kolegjesh si Hanover, Nju Hamshër, ku gjendet universiteti Dartmouth, ose qyteti Ann Arbor, ku gjendet universiteti i Miçiganit. Votimet kanë sinjalizuar mbështetje të dobët edhe në zonat ku ka përqëndrim të madh të votuesve të pavarur.

Presidenti Biden ka problemet e tij, përfshirë mbështetjen e ulët dhe anketimet që sugjerojnë se shumë amerikanë, madje shumica e demokratëve, nuk duan që një 81-vjeçar të hyjë përsëri në garë.

Fitorja e lehtë e zotit Biden në zgjedhjet paraprake në shtetin e Miçiganit u dëmtua në një farë mase nga angazhimi ndër radhët e demokratëve që nuk bien dakord me qëndrimin e Presidentit lidhur me luftën e Izraelit në Gazë.

Ata votuan si të “pa vendosur” dhe po nxisin që kjo votë proteste të zgjerohet edhe tej.

Një nga shtetet që duhet ndjekur me vëmendje, është shteti i Minesotas, që ka një popullsi të madhe myslimane si edhe votues liberalë që nuk janë dashamirës ndaj zotit Biden./

Previous Post

Shmangni diskutimet e kota në dashuri… horoskopi për sot

Next Post

Sërish drejt një përballje Trump-Biden për zgjedhjet e presidenciale në SHBA, dominojnë garat e ‘Super të Martës’

albnews

albnews

Related Posts

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme
Bota

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

17 May, 2025
Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje
Bota

Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje

17 May, 2025
Next Post
Sërish drejt një përballje Trump-Biden për zgjedhjet e presidenciale në SHBA, dominojnë garat e ‘Super të Martës’

Sërish drejt një përballje Trump-Biden për zgjedhjet e presidenciale në SHBA, dominojnë garat e ‘Super të Martës’

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM