Shefat Isufi nuk ia del ta fitojë titullin e më të mirit të botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boksieri shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shefat Isufi nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj britanikut Billy Joe Saunders, për titullin e më të mirit të botës.

Ndeshja u zhvillohet për titullin e botës në WBO, në kategorinë super të mesme.

Në 12 raundet e zhvilluar, Saunders u tregua më i mirë se Shefat Isufi, duke fituar me vendim të jurisë pjesën më të madhe të raundeve. Isufi nw raundin e 6-të i dha një goditje shumë të rëndë kundërshtarit, por Saunders u ndihmua me këtë rast nga referi, duke i dhënë kohë që të rimarr vetën, ndërsa britaniku gjatë tërë ringut i ikte duelit me shqiptarin. Të njëjtën teknikë britaniku përdori edhe në raundet e fundit, pasi kishte kuptuar se ishte në epërsi ndaj Isufit, duke mos i dhënë mundësinë që e priste që me një goditje ta fitonte meçin.

Me këtë fitore Britaniku ka një bilanc prej 28 ndeshjeve pa asnjë humbje dhe asnjë barazim, ndërsa Isufi ka regjistruar 27 fitore, 4 humbje dhe 2 barazime përgjatë karrierës së tij si profesionist.

Share This Article