3 ndeshje 9 pikë të plota, 6 gola të shënuar, një i pësuar. Man.City është thjesht perfekt në këtë fillim sezoni në Premier League, por në javën e tretë vuajtën jo pak përballë Sheffield United. “Qytetarët” kaluan me sukses këtë transfertë, por triumfi erdhi vetëm në fund, fal një goli të realizuar nga Rodi. City kishte shansin e artë të kalonte në avantazh që në minutën e 37-të, por Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 67-të, sulmuesi norvegjez bëri “autokritikë” duke kaluar kampionët në avantazh. City e kishte të vështirë të mbyllte ndeshjen, jo vetëm kaq, por në minutën e 85-të, Sheffield United barazoi shifrat në 1-1 me Bogle. Festa e ekipit vendas nuk zgjati shumë pasi tre minuta më vonë, Rodri realizoi golin e fitoren për Man.City duke sigluar shifrat në 1-2.