Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë po gërryen regjimin e Putinit, ka forcuar NATO-n

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i CIA-s, William Burns ka deklaruar se lufta e Ukrainës ka qenë një disfatë për regjimin e Putinit. Duke folur në Fondacionin Ditchley,  Burns e quajti pushtimin e Ukrainës nga Putini si “sfidën më të madhe gjeopolitike ndaj rendit ndërkombëtar”.

Burns ka theksuar se Putini i vendosi forcat e tij nën objektivin e sulmeve raketore vdekjeprurëse nga Ukraina.

Ndikimi i atyre fjalëve dhe atyre veprimeve do të shfaqet për ca kohë, një kujtesë e gjallë e efektit gërryes të luftës së Putinit në shoqërinë e tij dhe regjimin e tij”, tha Burns.

Ai e ka cilësuar luftën në Ukrainë si një dështim strategjik për Moskën gjë që e ka bërë sipas tij, që të shfaqë dobësitë e saj ushtarake, duke dëmtuar ekonominë dhe ka nxitur forcimin e NATO-s duke e bërë atë më të bashkuar.

 “Pakënaqësia me luftën do të vazhdojë të gërryejë udhëheqjen ruse… Kjo pakënaqësi krijon një mundësi që vjen një herë në brez për ne në CIA”, tha Burns.

Share This Article