Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore të Britanisë, Mareshalli Mike Wingston vizitoi Bazën Ajrore Konya dhe përshëndeti bashkëpunimin midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar
Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore Britanike, Mareshali Mike Wigston vizitoi sot bazën ajrore Konya në Turqinë qendrore.
“Duke u takuar me komandantë të lartë dhe me detashmentin britanik Typhoon, ai vizitoi Objektin e Armëve dhe Taktikave dhe pjesëtarët e Forcave Ajrore Turke”, shkroi Forca Ajrore Mbretërore (RAF) në Twitter.
“@BAESystemsAir (kompania britanike e mbrojtjes, sigurisë dhe hapësirës ajrore) e integruar me @TUSAS_TR (aviacioni turk ajror dhe hapësinor) duke ndërtuar avionët luftarakë të gjeneratës së ardhshme të Turqisë”, shkroi Wigston në Twitter.
“Një projekt kombëtar për të cilin kombi mund të jetë krenar, simbolikë e forcës së marrëdhënieve dypalëshe të Mbretërisë së Bashkuar dhe Turqisë”, shtoi ai.
Aviacioni Turk gjithashtu në Twitter tha se ata janë të kënaqur për vizitën e Wigston dhe delegatët që e shoqërojnë atë.
Wigston më vonë vizitoi Anitkabir, mauzoleun e themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, në kryeqytetin turk Ankara.
Një avion britanik Eurofighter Typhoon dhe dy F-16 turq kryen fluturimet e para stërvitore si pjesë e trajnimit të NATO-s të mërkurën, thuhet në një deklaratë nga Ministria Kombëtare e Mbrojtjes së Turqisë.
BAE Systems në vitin 2017 nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Aviacionin e Turqisë për ofrimin e konsulencës për avionët luftarakë indigjenë të brezit të pestë të Turqisë MMU (Milli Muharip Ucak – avioni kombëtar luftarak).
Në fillim të tetorit, Aviacioni Turk nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me kompaninë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Stirling Dynamics për avionin stërvitor indigjen të Turqisë dhe avionët e lehtë sulmues, të quajtur Huryet.
Sipas marrëveshjes, kompania do të mbështesë industrinë ajrore dhe hapësinore TUSAS-TAI deri në fazën e Rishikimit Kritik të Dizajnit (CDR).




