Shefi i forcave të armatosura të Irakut: Sulmet e SHBA-së cenojnë sovranitetin tonë! Do të kenë pasoja të rënda

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmet e SHBA-së përbëjnë një “shkelje të sovranitetit të Irakut” dhe përfaqësojnë një kërcënim. Paralajmërimi vjen nga zëdhënësi i komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Irakut, gjeneral Yahya Rasul Abdullah.

“Qytetet e Al-Kaimit dhe zonat kufitare të Irakut janë shënjestruar nga sulmet ajrore të SHBA-së, në një kohë kur Iraku po përpiqet të sigurojë stabilitet në rajon,” shtoi Abdullah pas bombardimeve të mbrëmshme amerikane në Irak dhe Siri kundër pozicioneve të lidhura me milicitë dhe grupet pro-iraniane në përgjigje të vdekjes së tre ushtarëve amerikanë në sulmin e kryer midis të shtunës dhe të dielës së kaluar në Jordani.

“Këto sulme – shtoi ai – përfaqësojnë një shkelje të sovranitetit të Irakut” dhe do të shkaktojnë “një dobësim të përpjekjeve të qeverisë irakiane dhe do të përfaqësojnë një kërcënim që do të tërheqë Irakun dhe rajonin drejt pasojave të padëshiruara dhe katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin”.

Share This Article