Shefi i La Ligas i bën thirrje Laportas të largohet nga posti i presidentit të Barcës për skandalin e pagesave të gjyqtarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i La Ligas, Javier Tebas, ka insistuar që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, duhet të japë dorëheqje nëse nuk mund ta shpjegojë skandalin financiar të klubit.

Barcelona është akuzuar se i ka paguar më shumë se 1.5 milion euro një kompanie në pronësi të ish-zëvendëspresidentit të arbitrave në Spanjë në periudhën 2016-2018.

Kreu i ligës spanjolle e ka kritikuar sjelljen e krerëve të Blaugranëve, megjithëse La Liga nuk mund ta hetojë ligjërisht klubin për shkak të rregullave të futbollit spanjoll.

Megjithatë, gjatë një evenimentit të hënën, Tebas – i njohur si një kritik i zëshëm i Barcelonës – ka thënë se Laporta duhet të japë dorëheqje nëse nuk është në gjendje t’i shpjegojë 33 pagesat e klubit të bëra për Jose Maria Enriquez Negreira.

“Nëse (Laporta) nuk shpjegon pse është paguar, unë mendoj se ai do të duhet të japë dorëheqjen”, citon Sport fjalët e shefit të La Ligas.

Ai ka thënë gjithashtu se skandali i Barcelonës është më i rëndë se keqbërjet financiare të Juventusit.

Share This Article