ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj 2 minutes ago
Elvis Pupa reagon pasi Belina u shpall e pafajshme 5 minutes ago
Selena Gomez tregon frikën pas martesës: Mendova se do të vdes ditën tjetër 10 minutes ago
Al Pacino dhe Robert De Niro bashkohen në një fushatë mode legjendare 15 minutes ago
Këshilli Ndërfetar mirënjohës ndaj Kuvendit për vendimin mbi projektligjin “Për Barazinë Gjinore” 37 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët

albnews by albnews
16 October, 2025
in UK
0
Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Britania po përballet me kërcënim të përshkallëzuar nga shtetet armiqësore, si Rusia, Irani dhe Kina, derisa rreziku nga terrorizmi është “i lartë” me “Al-Aqedan” dhe “Shtetin Islamik” që po mundohen ta nisin sulmues të mundshëm, ka paralajmëruar të enjten (16.10.2025) shefi i agjencisë së brendshme të inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar, raporton Reuters.

Drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken McCallum, ka thënë se ka rritje prej 35 % të numrit të personave që po hetohen lidhur me shkallën e aktivitetit kërcënues, duke theksuar se shtete armiqësore po lëshohen përherë e më shumë në metoda “të shëmtuara”, të përdorura zakonisht prej terroristëve.

RelatedPosts

Lëndë të paligjshme nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

Akuzohet për racizëm dhe seksizëm, reagon organizata bamirëse e përfaqësuar nga gruaja e Prince Harryt: Spekulime të pabaza nga ish-punonjësit

Titujt e Gazetave në UK

McCallum ka thënë se agjencia e tij ka shpartalluar “një mori komplotesh të përgjimit me qëllim armiqësor” nga Rusia dhe se u ka rënë në gjurmë më shumë se 20 komploteve potencialisht vdekjeprurëse të mbështetura nga Irani.

“Më 2025, MI5 po merret me vëllim më të madh dhe me gamë më të të gjerë të kërcënimit nga terroristët dhe aktorët shtetërorë, sesa kemi parë ndonjëherë tjetër”, ka thënë ai në fjalimin e përvitshëm në selinë e MI5 në Londër.

Britania vazhdimisht ka folur për veprimet armiqësore të cilat po i ndërmerr Rusia, Irani dhe Kina.

Më herët gjatë këtij viti, gjashtë shtetas bullgarë u burgosën për spiunim për Rusinë, duke kryer përgjime në emër të saj, derisa pesë burra u dënuan gjithashtu për kryerje të zjarrvënieve të qëllimshme ndaj bizneseve të lidhura me Ukrainën në Londër, për të cilat zyrtarët britanikë kanë thënë se ishin urdhëruar prej grupit mercenar rus, “Wagner”.

“Me partnerët tanë tanë në mbarë Europën, MI5 do të vazhdojë të detektojë ata që marrin urdhra nga banditët rusë”, ka thënë McCallum.

“Dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim gjurmët deri te ata që japin urdhra, të cilët imagjinojnë se janë anonimë dhe të pakapshëm pas ekraneve të tyre. Ata nuk janë”.

Ai ka deklaruar se Kina është fajtore për spiunazh kibernetik, joshjen e ekspertëve në Kinë, ndërhyrjen e fshehtë në jetën publike të Mbretërisë së Bashkuar dhe ngacmimin e disidentëve pro-demokracisë në Britani.

Sa i përket Iranit, ka thënë se Teherani po përpiqet “tërbueshëm” të heshtë kritikët në mbarë botën dhe ka spikatur se si Australia kishte zbuluar përfshirjen iraniane në komplote antisemite dhe se autoritetet holandeze kishin zbuluar një përpjekje të dështuar për vrasje.

McCallum ka thënë gjithashtu se kërcënimi terrorist për Britaninë mbetet “i madh” me MI5 dhe policinë që kanë penguar 19 komplote sulmi në fazën e vonë që nga fillimi i vitit 2020.

“’Al-Qaeda’ dhe ‘Shteti Islamik’ po bëhen përsëri më ambiciozë, duke përfituar nga paqëndrueshmëria jashtë vendit për të fituar terren më të fortë”, ka thënë ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj

Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj

16 October, 2025
Elvis Pupa reagon pasi Belina u shpall e pafajshme

Elvis Pupa reagon pasi Belina u shpall e pafajshme

16 October, 2025
Selena Gomez tregon frikën pas martesës: Mendova se do të vdes ditën tjetër

Selena Gomez tregon frikën pas martesës: Mendova se do të vdes ditën tjetër

16 October, 2025
Al Pacino dhe Robert De Niro bashkohen në një fushatë mode legjendare

Al Pacino dhe Robert De Niro bashkohen në një fushatë mode legjendare

16 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result