Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet ishin në përputhje me ligjin. Situata në veri, e paqëndrueshme

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka deklaruar se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori dhe administrata vendore vështirë se nuk mund të kthehet normaliteti në jetën e përditshme.

Siç kemi dëgjuar nga BE-ja dhe faktorë të tjerë, duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrë që kryetarët e komunave në veri të kenë legjitimitetin e nevojshëm. Sigurisht që edhe misioni ynë është i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim”, është shprehur Davenport.

Davenport ka theksuar se situata në veri është shumë e tensionuar dhe se çfarëdolloj dhune është krejtësisht e papranueshme.

Edhe pse zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, situata nuk është e qëndrueshme për kryetarët e zgjedhur nga një numër shumë i vogël votuesish. Nga ana tjetër, çdo dhunë është krejtësisht e papranueshme.

Fatkeqësisht, pati përplasje dhe sulme në të cilat u plagosën policë, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe gazetarë, në disa raste rëndë. Para së gjithash, duhet të ketë një qetësim të tensioneve dhe një shtensionim të situatës.

Siç e kam thënë në disa raste, pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit në jetën e përditshme”, ka shpjeguar Davenport për RTK.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, ai ka thënë se Misioni i OSBE-së e përkrah këtë proces dhe ka qenë gjithashtu edhe i angazhuar aktivisht në aktivitete dhe projekte të ndryshme për zbatimin e asaj që është rënë dakord në dialog.

Davenport ka thënë se formimi i Asociacionit është një nga obligimet e shumta në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013, si dhe në përputhje me marrëveshjet e reja të shkurtit dhe marsit të këtij viti.

 “Duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që i përgjigjet të gjitha sfidave që kanë të bëjnë me këtë temë shumë komplekse, por edhe të gjitha detyrimet e tjera duhet të zbatohen në përputhje me të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog”, ka vijuar Davenport.

Share This Article