Shefi i NATO-s kundër tërheqjes së nxituar nga Afganistani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i NATO-s ka paralajmëruar për “çmim të lartë” nëse SHBA-ja dhe forcat aleate tërheqin tepër shpejt trupat nga Afganistani, shkruan BBC.

Në një deklaratë, Jens Stoltenberg, ka thënë se shteti rrezikon që sërish të bëhet platformë për terroristët ndërkombëtarë që të organizojnë sulme.

I pason raporteve nga mediat amerikane se presidenti i SHBA-së mund të nxitojë me tërheqjen e trupave nga Afganistani e Iraku, para se të lirojë zyrën.

Trump më herët ka thënë se dëshiron “gjitha trupat” në shtëpi kur të vie koha e Krishtlindjeve.

Sot ushtruesi i detyrës i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Christopher Miller, ka thënë se do të reduktohet numri i forcave amerikane në Afganistan nga 4500 në 2500, ndërsa në Irak nga 3000 në 2500.

Trump ka kritikuar intervenimet ushtarake në SHBA si të shtrenjta e joefikase.

Por, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ka thënë sot se “Çmimi i largimit tepër herët apo në një mënyrë të pakoordinuar mund të jetë tepër i lartë”.

Ai veçanërisht ka paralajmëruar se grupet e Shtetit Islamik mund ta përdorin Afganistanin për të rindërtuar territorin e humbur në Siri e Irak.

Stoltenberg ka thënë se ka më pak se 12 mijë ushtarë të NATO-s në Afganistan, dhe “më tepër se gjysma e këtyre janë të forcave jo-amerikane”.

Share This Article