Shefi i NHS: Koha e duhur për reformimin e kujdesit social

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi ekzekutiv i NHS (Sistemit Kombëtar Shëndetësor) në Angli tha se koronavirusi ka “shkëlqyer” një “ndriçim të vrazhdë” në atë që ndodhi në ambientet e shtëpive të kujdesit.

“Sipas mendimit tim, ne duhet ta përdorim këtë si një moment për të zgjidhur një herë e përgjithmonë, në të vërtetë të reformojmë mënyrën, në të cilën punon kujdesi shoqëror në këtë vend”, tha Sir Simon Stevens.

Ai e lidhi përvjetorin e 72-të të NHS me përvjetorin e Aktit Kombëtar të Ndihmës, i cili nisi sigurimin e kujdesit shoqëror në Mbretërinë e Bashkuar.

“Realiteti, megjithatë, është, pas të paktën dy dekadash që flasim për të, ne ende nuk kemi një sistem të drejtë dhe të rregulluar siç duhet të kujdesit social” i tha ai Andrew Marr të BBC-së.

Një e katërta e stafit të kujdesit social, shtoi ai, janë me kontrata me orë zero dhe pothuaj një e treta, ndryshon punonjësit çdo vit.

“Unë shpresoj se deri në këtë kohë vitin e ardhshëm të jemi në gjendje t`i përgjigjemi me vendosmëri pyetjes sesi do të financohet dhe do të sigurojmë një kujdes social me cilësi të lartë për gjeneratën e prindërve të mi.”, përfundoi Sir Simon Stivens./BBC

Share This Article