“Ne e vazhdojmë këmbënguljen tonë që aleatët e NATO-s, sipas zotimeve, të harxhojnë në mbrojtje 2 për qind të PBB-së”, theksoi Mark Esper
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se SHBA vazhdon këmbënguljen që vendet anëtare të NATO-s të ndajnë për mbrojtje 2 përqindëshin e PBB-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Esper dhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg u prononcuan para takimit në selinë e aleancës në Bruksel.
Stoltenberg tha se gjatë takimit do të diskutohen lufta kundër pandemisë së koronavirusit, Afganistani dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me aleancën.
Ndërkaq, Esper tha se NATO-ja ka shënuar përparim të rëndësishëm në gatishmërinë e saj.
Ai theksoi se janë bërë hapa të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes kolektive, por shtoi se përpjekjet duhet të rriten tutje.
“Ne e vazhdojmë këmbënguljen tonë që aleatët e NATO-s, sipas zotimeve, të harxhojnë në mbrojtje 2 për qind të PBB-së”, theksoi Esper.