Shefi i vaksinës Moderna: Pandemia mbyllet brenda një viti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi Ekzekutiv i Modernas Stéphane Bancel thotë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron furnizime globale.

“Nëse shikoni zgjerimin e gjerë të industrisë të kapaciteteve prodhuese gjatë gjashtë muajve të fundit, doza të mjaftueshme duhet të jenë në dispozicion deri në mes të vitit të ardhshëm në mënyrë që të gjithë të mund të vaksinohen” tha ai për gazetën zvicerane Neue Zuercher Zeitung.

Vaksinimet së shpejti do të jenë në dispozicion edhe për fëmijët, tha ai. I pyetur nëse kjo nënkupton një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ai tha:

“Nga sot, në një vit, supozoj”.

Share This Article