Shefi i Zyrës së BE-së vizitë në veri të Kosovës pas sulmit terrorist: Të ulen tensionet në këtë moment kritik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog zhvilloi sot një vizitë në veri të vendit, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Szunyog  u shprehse të dyja palët duhet të japin kontribut në uljen e tensioneve.

“Në një vizitë në veri të Kosovës, dëgjova qëndrime nga perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin e gjerë.

Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë akterët lokal në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, shkroi ai në platformën X.

Share This Article