Shehaj: 15% nuk reflekton mbështetjen time, vëzhguesit e mi nuk kanë lejuar të verifikojnë se kush ka votuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dyti në garën për kryetar të PD-së, Agron Shehaj tha në emisionin “Opinion” se 15% i votave nuk reflekton mbështetjen që ai ka brenda partisë.

Shehaj foli për parregullsi në procesin e votimit, ndërsa pohoi se vëzhguesit e tij nuk mundën të verifikonin votuesit.

“Rezultati është i qartë, Basha vazhdon të jetë kryetari i PD. Sigurisht 15% nuk reflekton mbështetjen që unë kam në anëtarësinë e PD-së. Ka patur paregullsi, sidomos ato që kanë ndodhur gjatë ditës së votimit kanë qenë të lidhura me faktin që me dhjetëra- mijëra demokratë nuk kanë mundur të votojnë dhe vëzhguesit e mi nuk kanë patur mundësi të verifikojnë se kush ka votuar”, tha Shehaj.

I pyetur për deklaratën e Lulzim Bashës, u cili i ftoi rivalët e tij të bashkojnë forcat kundër regjmit Rama-Doshi, Shehaj tha se ata bashkë janë në PD dhe se nuk janë ndarë kurrë.

“Ne bashkë jemi. Nuk jemi ndarë ndonjëherë. Kjo ishte një garë brenda PD-së?  Pothuaj se të gjithë deputetë dhe kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua. Nuk i gjykoj. Kështu është, secili vendos sipas rrethanave,” u shpreh ai. 

Share This Article