Mësohet aksioni opozitar për këtë javë: Përballje në çdo cep të Shqipërisë me atë që e quajnë “juntë të re politike”. E bëri të ditur kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një prononcim për median pas takimit që u mbajt mes PD-së dhe aleatëve ne selinë e Partisë Demokratike.
“Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore. Këto nuk janë zgjedhje. Ne nuk i njohim këto janë votimet e zotit Rama, ne do të ndjekim dekretin e presidetit Ilir Meta i cili është në fuqi. Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe. Më 30 qershor nuk do të ketë votime. Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike. Ne këto zgjedhje nuk i njohim. Më 30 nuk do të ketë votime. Rrezikshmëria e këtij grupi është kaq e madhe sa justifikon cdo lloj forme rezistence. “
Më tej Shehi komentoi dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor ” Kolegji është fantazëm, nuk ka vlerë as jurudike dhe as politike. Aty janë disa fatkeqë që i ka rënë rasti të marrin vendime të këqija për veten”.