Shehi: Në PD, jo të gjithë janë kundër Ramës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK dhe deputet, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, deklaroi se nuk i jep të drejtë asnjërës palë në Partinë Demokratike, por shtoi se e rëndësishme është që të jenë të gjithë kundër Edi Ramës, gjë që ai vetë, nuk e beson.

“As nuk e kam ditur ndonjëherë për çfarë e kanë hedhur në gjyq njëri-tjetrin. Këta duhet të kenë burrërinë, nëse nuk bashkohen dot më, të ndahen. Çfarë rëndësie ka sigla dhe emri? Ai që i ka votat, i ka. Problemi është a janë të gjithë këta kundër Edi Ramës? Kjo e ndan të mirën nga e keqja, lufta kundër kësaj Partie Socialiste. Unë nuk besoj se janë të gjithë kundër, aty ka individë që lëvizin në mënyrë të pavarur se andej-këtej”, tha Shehi.

“Unë nuk i jap të drejtë asnjërës palë. E vetmja mundësi për t’u bashkuar, është bashkimi përqark kandidatit të përbashkët dhe të gjithë të jemi kundër Ramës. E tregon vota pastaj se kush ka më shumë peshë në elektorat”, shtoi deputeti.

Në lidhje me zgjedhjet vendore, Shehi u shpreh: “Nëse paraqitja opozitare do të jetë dinjitoze, nga sot deri ditën e zgjedhjeve, sigurisht që do të krijohet një hap i madh opozitar. Ka kohë që të gjejmë zgjidhje të arsyeshme. Nëse nuk gjenden zgjidhjet për zgjedhje, nuk ka kurrë kohë më pas për t’i gjetur. Halli i madh është që të biem dakord për një kandidat dhe të jetë djalë i mirë e i ndershëm”.

Share This Article