Për largimin e mundshëm të Kylian Mbappe nga PSG është shkruar prej kohësh dhe Real Madridi shihej si destinacioni më i mundshëm i francezit.
Megjithatë, në muajt e fundit, historitë janë zbutur dhe Real Madridi ka kthyer fokusin te disa lojtarë të tjerë, në mesin e tyre edhe Jude Bellingham i Borussia Dortmund.
Pavarësisht kësaj, Mbappe mund të ndryshojë klubin në verë dhe atë me iniciativën e pronarit të PSG-së.
Sheikët e Katarit po përgatiten të blejnë Manchester Unitedin sepse besojnë se me PSG nuk mund t’i përmbushin të gjitha synimet që i kanë vënë vetes.
Menjëherë pas blerjes së klubit, ata duan të sjellin Mbappe në Man Utd, sipas mediave angleze dhe franceze.
Sheikët e Katarit planifikojnë të blejnë Manchester Unitedin dhe të emërojnë Antero Henriquen si drejtor, detyra e të cilit do të ishte të bindë Mbappen të shkojë në Angli, jo në Real Madrid.
Mbappe fiton gjashtë milionë euro në muaj në PSG, gjë që Manchester United, i ndihmuar nga paratë e Katarit, mund t’i japë atij këtë shumë.