Sheikët e Newcastle e duan Conten trajner të ri të ekipit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pronarët e rinj të Newcastle United janë aq ambiciozë sa duan të sjellin Antonio Contem në klub dhe janë gati të bëjnë një ofertë për ish-trajnerin e Interit dhe Juventusit.

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) ka blerë 80 për qind të aksioneve në klubin anglez për 350 milionë euro dhe ata duket se kanë plane të mëdha për të ardhmen e ‘Laraskave’.

Ideja e tyre është ta sjellin një trajner të ri, të njohur dhe fitues, teksa tani veçse kanë filluar të dalin emrat e mundshëm.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Conte është objektivi i tyre kryesor për stolin dhe ata së shpejti mund të bëjnë një ofertë për ish-trajnerin e Chelseat.

Conte fitoi katër tituj të Serie A dhe një të Ligës Premier gjatë karrierës së tij si trajner dhe konsiderohet si një nga menaxherët më të mirë në botë.

Ai u nda nga Interi në këtë verë, pasi fitoi Scudetton sezonin e kaluar.

Edhe pse negociatat nuk kanë filluar ende, La Gazzetta raporton se Conte mund të tundohet pasi ‘ai është tërhequr gjithmonë nga projekte ambicioze dhe konkrete’.

Trajneri italian aktualisht po punon si ekspert i Ligës së Kampionëve për Sky Sport Italia dhe ai nuk mund të marrë parasysh ofertat deri në fund të sezonit. 

Share This Article