Shembet autostrada në Mississippi, dy të vdekur, 10 të lënduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona kanë vdekur e janë lënduar 10 të tjerë, pasi veturat kanë rënë në një gropë të thellë, ku u shemb autostrada pasi uragani Ida goditi Mississippin, raporton agjencia AP.

Shiu i madh ka shkaktuar shembjen, dhe shoferët mund të mos e kenë parë rrugën para vetes që është shembur të hënën mbrëma, ka thënë Cal Robertson nga Patrulla e Autostradave të Mississippit.

Ai ka njoftuar se shtatë vetura janë përfshirë në aksident. Një vinç është sjellë për t’i nxjerrë ato nga gropa. 

Share This Article