Një ngjarje tejet tragjike është regjistruar në Itali, teksa mësohet se pas shembjes së një magazine Amazon ka ndërruar jetë një 50-vjeçar shqiptar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali, teksa më tronditëse është fakti se emigranti shqiptar, i identifikuar si Flamur Alsela kishte dy ditë që kishte festuar 50-vjetorin e lindjes.
Shqiptari, punonjës i një sipërmarrje në Milano me banim në komunën Chiari në provincën e Breshës nuk ishte i vetmi person që ndodhej në magazinën e cila ishte në fazë ndërtimi, ishte e pozicionuar në Parkun Industrial Marenga Retail Park, ndërsa bashkë me të ndjerin të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.