Shembet ndërtesa në Indi, 17 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 17 persona humbën jetën kur një ndërtesë u shemb pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Andra Pradesh, në jug të Indisë.

Reshjet e shiut, që prej datës 18 nëntor, kanë shkaktuar përmbytje në të paktën pesë rrethe.

Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 17 persona humbën jetën nga shembja e ndërtesës dhe dy janë në kërkim.

Dhjetë persona u shpëtuan nën rrënoja, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Dje herët, dhjetëra njerëz humbën jetën pasi një autobus u përfshi nga ujërat e trazuara, kurse ekipet janë ende duke kryer operacionet e shpëtimit.

Zyrtarët kanë njoftuar se aeroporti lokal në Kadapi, qyteti më i prekur nga përmbytjet, do të jetë i mbyllur deri më 25 nëntor.

Qindra fshatra u përmbytën dhe shumë banorë nuk kanë mundur të dalin nga shtëpitë e tyre.

Share This Article