Shembet në mënyrë të kontrolluar objekti 4-katësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e Armatosura shembën sot në mënyrë të kontrolluar objektin 4-katësh në Shkozet, i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ky është objekti i dytë që shembet në këtë zonë.

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i javës së shkuar.

Xhenierët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me IKMT, vijojnë punën për shembjen e kontrolluar të objekteve të dëmtuara nga tërmeti, të cilat janë klasifikuara si të pabanueshme.

Aktualisht, xhenierët e FA punuan për shembjen e kontrolluar të një objekti 4-katësh në Shkozet.

Puna në terren po koordinohet edhe me Prokurorinë, e cila në kuadër të hetimeve të nisura, po mbledh prova materiale përpara shembjes së objekteve./ATSH/ 

Share This Article