Shembet një pjesë e vullkanit në La Palma

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pjesë e vullkanit në ishullin Kanarie të La Palmas është shembur pjesërisht, duke rritur rrjedhën e lavës në det, njoftoi sot televizioni shtetëror spanjoll RTVE.

Shkëmbi nën temperaturat mbi 1000 gradë Celsius, u shemb në të njëjtën mënyrë si më parë dhe për këtë arsye nuk nevojiten evakuime të reja.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar një program ndihme prej 206 milionë euro për ata që preken nga vullkani.

Llava deri më tani ka shkatërruar më shumë se një mijë ndërtesa dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe infrastrukturën e ishujve.

Më shumë se 5.500 njerëz duhej të linin shtëpitë e tyre. Vullkani në La Palma jugore, i vizituar nga më pak turistë se ishujt e tjerë Kanarie si Tenerife, Gran Canaria, Fuerteventura ose Lanzarote, shpërtheu më 19 shtator për herë të parë në 50 vjet.

Share This Article