Shembet pallati shumëkatësh në Nigeri, zë brenda punëtorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ndërtesë shumëkatëshe ende në ndërtim është shembur në Lagos, Nigeri, duke u kthyer në një pirg gjigand betoni.

Incidenti ndodhi sot pasdite në zonën e pasur Ikoyi, teksa pamjet shokuese nga vendngjarja tregonin ndërtesën të rënë përtokë në gjurmën e saj.

Një numër i papërcaktuar punonjësish janë të bllokuar nën rrënoja dhe grupe të shumta shpëtimi janë dërguar në vendngjarje.

“Të gjitha grupet e shpëtimit e të kërkimit janë dërguar në skenë, së bashku me pajisje të rënda dhe mjete zbuluese të shenjave të jetës. Është një pallat 25-katësh ende në ndërtim e sipër. Shumë punëtorë janë bllokuar nën rrënoja. Ne po përpiqemi t’i shpëtojmë. Nuk mund të themi për momentin se sa janë të vdekur,” tha Femi Oke-Osanyintolu, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të emergjencave të shtetit Lagos për mediat nigeriane.

Punëtorët në vend, disa të mbuluar nga pluhuri, thanë se dhjetëra kolegë të tyre mund të kishin qenë brenda kur ndërtesa u shemb.

Share This Article