Shembet ura në Patra të Greqisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shembja e urës Patra në Greqi, ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar0, të paktën 3 perosna që kenë ngecur nën rrënoja.

Sips mediave greke, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në orën 12:47, kur ekipi i zjarrfikësve u njoftua për incidentin në urën në Patra të Greqisë, ku për pasojë humbi jetën një perosën dhe u plagosën 8 të tjerë.

Me të marrë njoftimin 35 zjarrfikës me 12 vetura dhe me avionë, si dhe mjete speciale të shpëtimit shkuan në vendngjarje.

Ndërkohë policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në bypass-in e gjerë të Patrës në të dy drejtimet, drejt Athinës dhe Pirgos si dhe në rrugën Diodorou në Patras, për shkak të shembjes së  një pjese të urës.

Ura rezulton të jetë mbyllur që prej datës 20 korrik, me vendim të Drejtorisë së Policisë së Akaisë , për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve më nënkalimet e saj.

Share This Article