Shembja e kullës në Romë, vdes punëtori i bllokuar në rrënoja, nisin hetimet për ngjarjen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

U nxor i gjallë pas 11 orësh nga rrënojat e kullës mesjetare që u shemb pjesërisht në zemër të Romës, por gëzimi zgjati pak. Punëtori 66-vjeçar Octay Stroici vdiq në ambulancë teksa transportohej në spital.

Siç bëri të ditur Ministria e Jashtme ai ishte shtetas rumun, ashtu si një tjetër punëtor që u shpëtua më herët nga rrënojat dhe u dërgua në spital. 

Nxjerrja e gjallë e Stroicit u përshkrua fillimisht si një akt i jashtëzakonshëm nga zjarrfikësit që kishin punuar deri në orët e vona të së hënës. Ekipet e shpëtimit përdorën dronë dhe mjete për pastrimin e rrënojave për të arritur tek ai, pavarësisht rrezikut që kulla e dëmtuar rëndë të shembej më tej. Siç pohojnë mediat, 66-vjeçari kishte qenë i vetëdijshëm dhe kishte folur me punonjësit e emergjencës gjatë gjithë operacionit por zemra ishte ndalur rrugës për në spital.

Zyra e kryeprokurorit në Romë ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen. Një pjese e strukturës mesjetare, të Torre deri Conti u shemb në 11 e 20 minuta të së hënës teksa ndërtesa po i nënshtrohej punimeve restaruruese. Përpjekjet për të shpëtuar punëtorin e bllokuar nën rrënoja u ndërprerën pasi një segment i dytë i kullës 29 metra të lartë, që gjendet mes Koloseut dhe Fori Romani, nisi të shembej rreth 90 minuta më vonë duke krijuar një re të madhe pluhuri. 

Një zjarrfikës u shoqërua në spital për shkak të problemeve në sy, por pjesa tjetër nuk pësoi lëndime dhe kërkimet rinisën më vonë. Kulla e shekullit të 13 u ndërtua nga Papa Inoccenti i 3 si rezidencë për vëllain e tij.

Të gjitha rrugët rreth saj janë mbyllur si masë sigurie nga policia. 

Share This Article