Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Berisha: Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve që mbrojnë banesat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e “5 Majit” për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit. Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit. 

Ora News mëson se përveç forcave Speciale dhe policisë bashkiake në zonë kanë mbërritur dhe Shqiponjat.

Sali Berisha përmes një videoje të postuar në Facebook, bën thirrje të ndalohet dhuna e narkopolicisë, sipas tij, ndaj banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre.

“Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve që mbrojnë banesat e tyre në Bregun e Lumit! Sb”

Banorët e “5 Majit” kanë zhvilluar prej më shumë 3 muajsh protesta dhe nuk kanë pranuar të lirojnë banesat pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë. Por ditën e sotme, janë “dorëzuar” përballë shtetit dhe fadromat kanë filluar shembjen e shtëpive.

Share This Article