• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
‘Shembuj pozitivë në Shqipëri’, Kombëtarja e vajzave viziton kuqezinjtë në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Presidenti Duka: NE JEMI NJË!

‘Shembuj pozitivë në Shqipëri’, Kombëtarja e vajzave viziton kuqezinjtë në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Presidenti Duka: NE JEMI NJË!

by albnews
15 October, 2023
in Sports
0
1
VIEWS

Suksesit të Kombëtares shqiptare po i gëzohet këto ditë e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Veç krenarisë, futbollistët kuqezi janë kthyer edhe në motivuesit më të mëdhenj jo vetëm për brezat më të vegjël që luajnë futboll, por edhe për ekipin Kombëtar A të vajzave, që në shtator nisi rrugëtimin në edicionin e ri ‘UEFA Nations League’ për këtë kategori.

Dy Kombëtaret patën një takim shumë të ngrohtë e miqësor pasditen e sotme në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Kuqezinjtë u vizituan në stërvitjen e sotme nga disa prej vajzave të Kombëtares, teksa të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka; Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, stafi teknik i Kombëtares A të djemve, me në krye trajnerin Silvinjo dhe trajneri i Kombëtares A të vajzave, Armir Grima si edhe anëtarja e KE-së, Anila Basha.

Kreu i FSHF-së mbajti një fjalë të shkurtër përpara futbollistëve dhe futbollisteve dhe dha një mesazh shumë të fortë për djemtë e vajzat e ekipit tonë Kombëtar.  ‘NE JEMI NJË’ – tha Presidenti Duka, i cili u shpreh se vetëm duke qenë të bashkuar futbolli shqiptar mund të ecë përpara, për të pasur sa më shumë fëmijë futbollistë dhe rezultate pozitive. Ndër të tjera, numri 1 i futbollit shqiptar tha se djemtë dhe vajzat kuqezi janë shembujt më pozitivë në Shqipëri.

“Rezultati i ndeshjes me Çekinë na ka lumturuar të gjithëve, edhe gocat e Kombëtares dhe çdo shqiptar. Ne e duam shumë Kombëtarem, duam fanellën e Kombëtares, pavarësisht se kush e vesh atë. Dhe për këtë jemi këtu: Ne jemi NJË për një qëllim! Për të zhvilluar sa më shumë futbollin në Shqipëri dhe ju jeni shembujt më të mirë. Pa dyshim që fitoret dhurojnë emocion, si ajo fitore me Çekinë. Ajo që është e rëndësishme është që rinia shqiptare, djemtë dhe vajzat e këtij vendi të mendojnë të bëhen si ju, pasi ju jeni shembujt pozitivë të Shqipërisë. Nuk ka Shqipëria shembuj më të mirë se ju, jo vetëm në futboll, djem dhe vajza. Mesazhi im është: ‘Ne jemi NJË’ dhe duke qenë NJË, pa dyshim që do të ecim përpara për të pasur një komunitet akoma edhe më të madh, për të pasur më shumë fëmijë rreth nesh dhe sigurisht të marrim edhe rezultate pozitive. Uroj që t’i realizojmë të gjitha bashkë. Kemi realizuar disa ëndrra, por ato vazhdojnë” – u tha Presidenti Duka djemve e vajzave kuqezi.

Trajneri Silvinjo foli shumë pak, por mesazhi i tij ishte i qartë: ‘Futbolli nuk luhet vetëm’. Numri një i pankinës kuqezi të djemve ritheksoi fjalinë e Presidentit Duka se ‘ne jemi një’ dhe falënderoi vajzat dhe trajnerin Grima për vizitën. “E them gjithmonë: Futbolli nuk luhet vetëm. Kurrë. Luhet bashkë dhe siç e tha Presidenti Duka ‘NE JEMI NJË’. Faleminderit profesor Armir Grimës për këtë vizitë dhe të gjitha vajzave. Është kënaqësi që ju kemi sot këtu mes nesh. Faleminderit President, vajza dhe të gjithë” – tha trajneri Silvinjo.

Edhe trajneri i ekipit A të vajzave, Armir Grima u shpreh se skuadra e djemve është një shembull shumë i mirë edhe për ekipin që ai drejton. Grima tha se edhe Shqipëria e vajzave do të tentojë të ndjekë ekipin e djemve me rezultatet e shkëlqyera.

“Është kënaqësi e madhe që jam këtu sot mes jush. Na keni bërë krenar me çdo rezultat tuajin dhe ju flas jo vetëm në emrin tim, por edhe në emrin e vajzave. Është krenari e madhe që jemi sot këtu mes jush dhe është edhe një shembull i mirë edhe për futbollin e vajzave, sepse në këto momente të mira që është futbolli shqiptar, kemi se çfarë kopjojmë, kemi se çfarë ndjekim dhe ju jeni pararoja. Ne do mundohemi që të vijmë pas jush për të ndjekur këto rezultate të mira e të bukura që keni nderuar jo vetëm veten, por edhe familjet tuaja e gjithë Shqipërinë. Faleminderit shumë për kohën që na kushtuat, besoj se do shihemi në rezultate edhe më të mira” – tha Armir Grima.

Në fund, të dyja ekipet bënë një foto së bashku, ndërsa vajzat tentuan t’i shënon edhe disa gola portierit Etrit Berisha.

Previous Post

Jada Pinkett Smith zbulon sëmundjen nga e cila vuante 2Pac

Next Post

Vizitë në familjen e Afrim Bunjakut, Ballist Morina bën dhuratë fanellën e Jasir Asanit

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës
Sports

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
“Si mund t’i lesh Tifozët Kuq e Zi jashtë”, denoncon gazetarja: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit
Sports

“Si mund t’i lesh Tifozët Kuq e Zi jashtë”, denoncon gazetarja: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

6 June, 2025
Next Post
Vizitë në familjen e Afrim Bunjakut, Ballist Morina bën dhuratë fanellën e Jasir Asanit

Vizitë në familjen e Afrim Bunjakut, Ballist Morina bën dhuratë fanellën e Jasir Asanit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM