“Shën Mëria në fron me Krishtin”, ikona e kishës në Sinicë të Korçë e pikturuar në shekullin XIX

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ikona “Shën Mëria në fron me Krishtin” është pikturuar gjatë fundit të shekullit të XIX, për të zbukuruar kishën e fshatit Sinicë në Korçë.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bën të ditur se “sot kjo ikonë zbukuron dhomën e artë në ambientet e MKAM”.

Ikona me përmasa të konsiderueshme paraqet në qendër Virgjëreshën Mari të ulur në një fron të dekoruar në frymën e artit barok. Në krahun e majtë ajo mban Krishtin të pikturuar me ngjyrë të gjelbër e të kuqe. Krishti me njërën dorë bekon ndërsa në dorën tjetër mban një elitar të mbledhur.

Fytyrat e tyre janë modeluar me tipare të buta, ngjyra të lehta, faqe të kuqe dhe qerpikë të theksuar në sytë e tyre. Në pjesën e sipërme të ikonës prej reve puplore shfaqen në fluturim dy kryeëngjëjt Mihail dhe Gabriel të cilët afrojnë kurorën mbretërore në nëna e Zotit.

Aureolat në dy figurat kryesore të kompozimit, janë shumë të dekoruara me elementë dekorativë, sikundër dhe froni mbretëror.

Share This Article