ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme 3 hours ago
Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin 3 hours ago
Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit 3 hours ago
Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos 3 hours ago
Negociatat për paqe-Erdogan: Putin dhe Zelensky nuk janë ende gati për t’u takuar mes tyre 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shendetesi

Shëndeti mendor në krizë globale – OBSH kërkon investime dhe veprime për të përmirësuar kujdesin dhe parandalimin

albnews by albnews
2 September, 2025
in Shendetesi
0
Shëndeti mendor në krizë globale – OBSH kërkon investime dhe veprime për të përmirësuar kujdesin dhe parandalimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më shumë se një miliard njerëz në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, ku ankthi dhe depresioni janë sëmundjet më të përhapura që prekin njerëz të të gjitha moshave dhe shtresave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH thekson se, megjithëse disa vende kanë përmirësuar politikat në këtë fushë, shërbimet janë ende të pamjaftueshme dhe kërkohen më shumë investime. Ankthi dhe depresioni janë ndër shkaqet kryesore të paaftësisë afatgjatë dhe rrisin ndjeshëm kostot për pacientët dhe familjet e tyre.

RelatedPosts

Britania ndërton stetoskopin me “AI”, pajisja e re diagnostikon në 15 sekonda problemet më të zakonshme kardiake

Pse gjumi para mesnatës ndryshon gjithçka

Kina realizon transplantin e parë në botë të mushkërive të derrit te njeriu

Përveç barrës financiare, ato sjellin edhe humbje të mëdha ekonomike në shkallë globale. Sipas OBSH-së, gratë preken në mënyrë disproporcionale, edhe pse këto çrregullime janë të shpeshta si te burrat, ashtu edhe te gratë. Një tjetër shqetësim i madh është vetëvrasja, e cila mbetet shkaku kryesor i vdekjeve te të rinjtë në mbarë botën.

Vetëm në vitin 2021, mbi 727 mijë persona humbën jetën në këtë mënyrë. OBSH paralajmëron se progresi për të ulur numrin e vetëvrasjeve është shumë i ngadaltë. Deri tani, është bërë vetëm 12% e përparimit drejt objektivit për uljen me një të tretën të rasteve deri në vitin 2030. Organizata thekson se barra më e madhe nuk janë vetëm kostot e trajtimit.

Humbja e produktivitetit për shkak të problemeve mendore i kushton ekonomisë botërore rreth një trilion dollarë në vit. Për këtë arsye, OBSH kërkon veprim të menjëhershëm dhe më shumë angazhim nga të gjitha vendet. Sipas saj, shëndeti mendor duhet të jetë prioritet kombëtar dhe global.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result