Shengeni Ballkanik, Bregu: Çdo nismë për heqjen e barrierave në rajon të merret në konsideratë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka vlerësuar idenë e Shengenit Ballkanik si një vendim pozitiv dhe një histori në zhvillim.

Ajo thotë se me anë të bashkëpunimit rajonal synohet integrimi i plotë i rajonit në Bashkimin Europian.

“Bashkëpunimi rajonal është një histori në zhvillim”, thotë Bregu e cila shton se, “kemi marrë shumë pyetje për takimin e Ohrit dhe dëshiroj të jem e qartë. RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) është e angazhuar tërësisht për bashkëpunimin rajonal, pasi për ne është një histori në zhvillim. Bashkëpunimi rajonal merr kuptim kur synimi final është integrimi në BE. Ne besojmë se çdo nismë për heqjen e barrierave në rajon, duhet të merret në konsideratë”.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 74% e popullsisë në Ballkanin Perëndimor është pro bashkëpunimit rajonal./ATSH/

Share This Article