“Shengenin” ballkanik, të shtunën takim në Ohër Ramën, Vuçiq e Zaev

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq e konsideron dialogun e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara si themelin e bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Gjatë një interviste për televizionin shtetëror të Serbisë, presidenti serb është ndalur edhe tek iniciativa për krijimin e Shengenit ballkanik dhe tek takimi i radhës qe do të ketë në Ohër me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë te Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev.

Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka ide për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin. Një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze edhe për marrëveshje. Ndaj është e rëndësishme që të bisedoj me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon, është shprehur Vuçiq.

Tre liderët do të takohen në Ohër për të konkretizuar hapat e radhës për marrëveshjen e Shengenit ballkanik, që u nënshkruar në Novi Sad ditë më parë.

Nisma synon të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit duke hequr barrierat doganore dhe duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve.

Koha.net rikujton se Kosova është shprehur kundër kësaj nisme që rrezikon krijimin e një ish-Jugosllavie që e dëshiron Serbia për të mbisunduar në të.

Share This Article