Shëngjini, një ndër pikat turistike më të preferuara të bregdetit shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shëngjini, destinacioni që qartazi është diferencuar këtë sezon turistik për organizimin, pastërtinë, rregullin, nën përkushtimin e përditshëm të bashkisë Lezhë .

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi publikoi sot pamje nga plazhet e Shëngjinit.

“Me një menaxhim të ri të mbetjeve, ndriçim led, shëtitore e re në Kune, rikualifikimin e hyrjes e shëtitores qendrore, Shëngjini është tashmë ndër pikat turistike më të preferuara të bregdetit shqiptar”, bëri të ditur ai.

Shëngjini dhe Lezha janë shndërruar në një destinacion turistik të vërtetë ku gjen plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën e shpirtin mikpritës të banorëve

Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, ndërsa po ashtu janë plazhet e Kunës dhe Tales.

Në qytetin e Lezhës përndryshe gjen trashëgimi të rëndësishme kulturore dhe historike, teksa kulinaria njihet për shijen e veçantë./ATSH/

Share This Article