Shenjat e fundit të botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plazhi në Rhode Island, SHBA, u pushtua nga një tufë pilivesash që vërshuan mbi pushuesit duke shkaktuar panik.

Videot e postuara në rrjetet sociale, ku shfaqen pamjet në plazhin Misquamicut në Westerly mbuluar nga një re pilivesash, u bënë menjërherë virale. “A po mbaron bota”, “Pushtimi i pilivesave!”, “Surreale”,

“Duhet të kenë qenë me qindra mijëra pilivesa”, ishin disa nga komentet e bëra nga pushuesit që ndodheshin aty në momentet kur insketet pushtuan vendin.

Sipas studiuesve, tufa vërshoi jashtë periudhës tipike të migrimit që është zakonisht midis mesit të gushtit dhe mesit të shtatorit. Pilivesat zhvendosen nëse habitatet e tyre të kënetave dhe moçaleve thahen.

Sipas tyre, ato janë një pjesë kyçe e ekosistemit, pasi hanë mushkonja dhe insekte të tjera të dëmshme dhe gjithashtu shërbejnë si ushqim për zogjtë dhe madje edhe bimët mishngrënëse. Studiuesit shpjeguan se kushdo që has një fenomen të tillë nuk ka arsye të ketë frikë.

Share This Article