Shënjestrimi i Islamit nga Macron në Francë, aktivizoi kundërshtarët e shamisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shënjestrimi i muslimanëve me shprehjen “separatist islamik” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kaluar në veprim ekstremin e djathtë kundër islamit në vend

Shënjestrimi i muslimanëve me shprehjen “separatist islamik” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kaluar në veprim ekstremin e djathtë kundër islamit në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Valerie Pecresse, presidenja e këshillit rajonal të Ile-de-France i cili përfshin edhe kryeqytetin Paris, kërkoi që të nxirret një vendim që të mos përdoret mbulesa e shamisë dhe që pjesa e flokëve të jetë e dukshme në fotografitë e kartave të aboneve për udhëtarët në të gjithë vendin.

Pecresse i ka shkruar një letër ministrit të Brendshëm, Gerard Darmanin ku i kërkon që të ndalohet përdorimi i fotografive në të cilat koka është e mbuluar për abonetë.

Duke mbrojtur idenë e saj se duhet të nxirret një ligj për këtë, Pecresse kërkoi që detyrimi për kokën e hapur të vendoset edhe për të gjitha kartat e aboneve në mbarë vendin, ashtu si në fotografitë që përdoren në pasaportën franceze, kartat e identitetit dhe kartat e sigurisë sociale me qëllim për të mbrojtur rregullin publik dhe për të luftuar mashtrimin.

Rajoni Ile-de-France aktualisht zbaton kufizimin në fjalë për fotografitë në kartat e aboneve për udhëtarët.

Deklaratat e Macron-it

Macron në një konferencë për media më 2 tetor, duke njoftuar se më 9 dhjetor do të paraqesë në kabinetin e ministrave një projektligj të përgatitur lidhur me luftimin e mendimeve “separatiste islamike” ai tha: “Në Francë islami duhet të strukturohet që të jetë partner i republikës”.

Pasi mbrojti idenë e tij se “Muslimanët në Francë kanë një ideologji që mbron idetë separatiste” dhe se këto persona i shohin më dominuese ligjet e tyre se ligjet e Francës, Macron komentoi se “Islami po përjeton krizë në çdo vend të botës”.

Share This Article