Shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria sot përkujton Ditën e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur fotografinë e Qemal Stafës që ta përkujtojë këtë ditë.

“Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë. Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, ka shkruar presidenti Meta në Facebook.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke përkujtuar Dëshmorët e Atdheut.

Rama ka publikuar një fotografi nga varrezat e dëshmorëve të atdheut.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 maji 1942, dita kur u vra nga fashistët Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare. 

Share This Article