Shënohet edhe një viktimë, ndërron jetë 90-vjeçari me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkon në 48 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend.

Ndërron jetë një 90-vjeçar me Covid-19 në spitalin Infektiv.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë 90-vjeçari vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.

Share This Article