Shënohet viktima e parë nga lia e majmunit në Europë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e parë në Spanjë nga lija e majmunëve. Kjo është vdekja e parë e regjistruar në Evropë e një pacienti të infektuar me këtë sëmundje. Vdekja u regjistrua në Komunitetin Valencias dhe u shkaktua nga një encefalit i lidhur me infeksionin. Lajmi raportohet nga “El Mundo”.

Spanja është një nga vendet me numrin më të madh të infeksioneve të lisë së majmunëve në botë. Deri më tani janë njoftuar 4298 raste të konfirmuara.

 Nga 3,750 personat e infektuar për të cilët disponohet informacioni. Në faqen e internetit të gazetës spanjolle, e cila citon të dhëna nga Rrjeti Kombëtar i Mbikëqyrjes Epidemiologjike 120 persona u shtruan në spital (3.2%) dhe njëri prej tyre humbi jetën, duke u bërë viktima e parë në vend dhe në Evropë nga kjo sëmundjeje, për të cilën OBSH ka shpallur një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Ndërkohë në Brazil, një burrë 41-vjeçar është i pari që ka humbur jetën nga lija e majmunëve, ndërsa San Francisko dhe shteti i Nju Jorkut në SHBA kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore, pasi rastet e lisë së majmunëve vazhdojnë të rriten.

Ndërkaq në Ile-de-France, rajoni i Parisit po intensifikohet fushata e vaksinimit të lisë së majmunëve.

Share This Article