Shënoi gol në ndeshjen e parë të kampionatit, Anis Mehmeti bëhet pjesë e formacionit më të mirë të javës në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anis Mehmeti e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Championship me skuadrën e Bristol City.

Në sfidën e parë të luajtur në transfertë kundër Sheffield Utd, fantazisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në startin e pjesës së dytë, ndërkohë që skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-4.

Ky gol ka rënë dhe në sytë e ekspertëve të Championship, duke e vendosur 24-vjeçarin në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.

Mehmeti e mbylli sezonin e kaluar me 12 gola të shënuar, teksa këtë sezon mesfushori shqiptar ka vendosur që ta nisë aty ku e la, të ndihmojë Bristol City-n që të arrijë të ngjitet në Premier League.

Anis Mehmeti numëron vetëm tri paraqitje me Kombëtaren shqiptare, teksa nuk është grumbulluar më nga trajneri Sylvinho që nga qershori i vitit 2023.

Share This Article