Sheqerinska: Nuk do të ketë dygjuhësi në ushtri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerisnka ka deklaruar se nuk do të ketë dygjuhësi në urdhrat dhe komandimin e ushtrisë.

Ajo ka thënë për 1TV se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë për dygjuhësinë.


Gjuha shqipe me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, fiton një shtrirje më të gjerë në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amëz dhe dokumentet personale por jo në ushtri.


Në bazë të ligjit në fjalë, të gjitha mbishkrimet e institucioneve në Maqedoni në nivel qendror dhe atë lokal, duhet të shënohen në dy gjuhë, përkatësisht atë maqedonase dhe gjuhën që e flasin së paku 20 për qind e popullatës.


Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në mbledhjet e Qeverisë gjuhë zyrtare përskaj maqedonishtes do të jetë edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.


Njëherësh, të gjitha vendimet e mbledhjeve të Qeverisë, stenogramet dhe aktet tjera do të duhet të publikohen në dy gjuhë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply