Shërbimet sekrete amerikane: Putin i ka dhënë gjeneralëve urdhrin për sulm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Burime të shërbimeve sekrete amerikane, të zbardhura fillimisht nga gazeta Washington Post dhe më pas nga media të tjera, përfshirë CNN, thonë se presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë urdhrin për sulm ndaj Ukrainës gjeneralëve të tij.

Urdhri, është vetëm një nga sinjale të fillimit të operacioneve, dhe mungojnë ende elementë të tjerë të pritshëm si sulme kibernetike dhe elektrike, por padyshim kjo mund të jetë faza kulmore e përgatitjeve ruse për një operacion ushtarak të gjerë në Ukrainë.

Paralajmërimi i zv.presidentes amerikane: Putin e ka vendosur, Evropa në prag të luftës

Ditën  e djeshme presidenti amerikan Joe Biden theksoi se sipas tij, Putin e kishte marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën, bindje e ritheksuar sot edhe nga zëvendës presidentes Kamala Harris dhe sekretarin e shtetit Antony  Blinken.

Share This Article