Shërbimi Sekret: Nuk u gjetën gjurmë gishtash, ose mostra të ADN-së nga kokaina që u gjet në Shtëpinë e Bardhë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asnjë gjurmë gishtash apo AND-je nuk është evidentuar në qesen me kokainë, të gjetur në një holl në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, pavarësisht një analize të sofistikuar në laboratorin e krimit të FBI-së.

Pamjet e vëzhgimit të zonës nuk identifikuan ndonjë të dyshuar, sipas një përmbledhje të hetimit nga Shërbimi Sekret, i marrë nga Associated Press. Nuk ka të dhëna se kush e solli drogën në ndërtesë.

Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së e gjetën pluhurin e bardhë gjatë një pastrimi rutinë në Shtëpinë e Bardhë më 2 korrik, në një holl shumë të vizituar në West Wing, ku stafi hyn dhe del. Edhe grupet turistike mblidhen aty për të lënë telefonat dhe sendet e tjera.

“Pa prova fizike, hetimi nuk do të jetë në gjendje të veçojë ndonjë person të dyshuar nga qindra individë që kaluan nëpër holl në vendin ku u zbulua kokaina”,- thanë zyrtarët e Shërbimit Sekret.

Ka shumë të ngjarë që çanta të jetë lënë nga ndonjë prej qindra vizitorëve që kaluan brenda dhe jashtë ndërtesës gjatë fundjavës, sipas një personi të njohur me hetimin, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste, por që foli për The Associated në kushte anonimiteti.

Prania e kokainës në Shtëpinë e Bardhë shkaktoi një mori kritikash nga republikanët. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se presidenti Joe Biden besonte se ishte “tepër e rëndësishme” që Shërbimi Sekret të kuptonte se si droga përfundoi në Shtëpinë e Bardhë. 

Shërbimi Sekret, që është përgjegjës për sigurimin e Shtëpisë së Bardhë, drejtoi hetimin. Biden nuk ishte aty në kohën kur kokaina u zbulua. Ai ishte në Camp David me anëtarët e familjes së tij për pushimet e fundjavës. Apnews

Share This Article