Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, 33-vjeçari ndërron jetë, arrestohet autori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Bresha të Italisë. Dy shqiptarë janë përfshirë në një konflikt dhe për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital pasi është goditur me thikë.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Alfonso Kola, 33 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali pas një debati pasditen e së mërkurës. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga thika.

Ndërkohë, si autor i dyshuar për këtë ngjarje është vënë në pranga një tjetër shqiptar, Petrit Gega, 52 vjeç.

Share This Article