Sherr me thika në mes të qytetit, plagoset rëndë adoleshenti në  Kukës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmjen e djeshme një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri mes adoleshentësh në Kukës. Ngjarja ndodhi pranë “Kullës së Qendresës”, në qendër të qytetit verilindor.

“Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.”

Mësohet se adoleshenti i plagosur pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit është transportuar për trajtim të specializuar mjekësor në qytetin e Prizrenit.

Kukës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me mjet prerës të një 15 vjeçari gjatë një konflikti, të ndodhur në qytetin e Kukësit, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Kukës,  identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15 vjeçarëve.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari.

Veprimet hetimore po kryhen në praninë e psikologut, Prokurorit dhe familjarëve të të miturve.

Share This Article