Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Maliq. Sipas burimeve të A2 CNN, një shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një goditje me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maliq ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit.
Sipas burimeve, dyshohet paraprakisht se viktima është shtetasi Nesti Kusari, një fermer rreth 60 vjeç, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spital, aty ku ka ndërruar jetë pas plagëve të shumta.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një tjetër fermer, Velo Hazisllari, i cili tashmë ndodhet nën arrest pasi edhe ai ka përfunduar në spitalin e Korçës për shkak të disa plagëve. Forcat e rendit janë në ngjarje për të përcaktuar dinamikat e krimit.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.