Një sherr është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në Durrës. Burime për mediat bëjnë me dije se disa nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shën Vlash, janë përleshur mes tyre dhe si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre.
Sipas informacioneve, i mituri ka marrë goditje me thikë në qafë dhe është nisur drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme.
Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve.


