Sherr mes tifozëve “fqinj”, godasin njëri-tjetrin me flakadanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ndeshje e Conference League u shoqërua me skena të dhunshme në tribuna të enjten mbrëma, duke detyruar gjyqtarin ta ndërpresë përkohësisht takimin, shkruan A2 CNN. Ngjarja tronditëse ndodhi në kryeqytetin slloven, ku Olimpija Ljubljana priti skuadrën boshnjake Borac Banja Luka.

Tifozët kundërshtarë hodhën flakadanë ndaj njëri-tjetrit – një prej tyre përfundoi edhe në fushë – dhe përdorën pjesë të hekurta të portave si mjete goditëse, duke u kacafytur mes tyre në shkallët e stadiumit.

Gjyqtari lituanez, Manfredas Lukjancukas, ndaloi ndeshjen në “Stadion Stožice” ndërsa tymi mbuloi një pjesë të fushës. Spikeri i stadiumit u përpoq disa herë të rikthente qetësinë, e cila u rivendos falë ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Takimi përfundoi me 19 minuta shtesë, ndërsa Borac siguroi kalimin në fazën e 1/16-ve pas barazimit pa gola, që i dha kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 1-0. 

Share This Article